Njësitë policore kanë ndërmarrë një operacion policor në tri lokacione të ndryshme të Kosovës, duke përfshirë atë në Kaçanik, Viti dhe Mitrovicë, për zbatimin e urdhër kontrolleve të lëshuara nga gjykata kompetente dhe ka arrestuar dy persona (L. G. dhe A. M) nën dyshimin e bazuar se ata kanë kryer vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Ky ishte vazhdimësi e aksionit të organizuar ditë më parë nga Drejtoria Kundër Terrorizmit dhe njësiteve tjera të specializuara.
Me urdhër të prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.