Aksion i Doganës: Kapen barna të kontrabanduara në barnatore dhe banesa private - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksion i Doganës: Kapen barna të kontrabanduara në barnatore dhe banesa private

    Insajderi
    12 September 2025 - 20:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndërmarrë sot një aksion në Ferizaj, pas pranimit të informatave nga qytetarët për prezencën e barnave pa banderola të Republikës së Kosovës.

    Aksioni është zhvilluar në dy barnatore dhe dy banesa private, ku gjatë kontrollit është zbuluar një sasi e konsiderueshme e barnave të kontrabanduara nga vende të ndryshme.

    Sipas njoftimit të Doganës, këto barna ishin të strehuara në kushte të papërshtatshme për ruajtje, duke paraqitur rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve.

    Për rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe, me urdhër të Prokurorit, është duke u intervistuar pronari i barnatoreve nga zyrtarët e Hetuesisë së Doganës së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark