Aksion i Gjykatës Speciale – Bastiset banesa e Adil Behramajt – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksion i Gjykatës Speciale – Bastiset banesa e Adil Behramajt

    Insajderi
    22 February 2023 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Që nga orët e mëngjesit është duke u realizuar një aksion i urdhëruar nga prokurori i Dhomave të Specializuara. Cak është banesa e Adil Behramajt, drejtues i portalit Demokracia.com.

    Behramaj në të kaluarën ka qenë këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, shkruan Insajderi.

    Ndërkohë, në ditën e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, ish kreut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin.

    Në vendimin e publikuar nga Gjykata Speciale thekson se arsyet e mbajtjes së Thaçit në paraburgim vazhdojnë të jenë të qëndrueshme. Sipas Prokurorit të Specializuar, në shumë raste paraburgimi i Thaçit është parë si i justifikueshëm.

    Pasi numëroi disa arsye për nevojën e vazhdimit të paraburgimit, Gjykata Speciale tregoi se çka saktësisht ka vendosur për Thaçin.

    “Për arsyet e lartëcekura, Paneli nëpërmjet kësaj: Urdhëron vazhdimin e ndalimit të z. Thaçit; dhe
    Urdhëron ZPS-në të paraqesë parashtresat për shqyrtimin e radhës së ndalimit të z. Thaçit, jo më vonë se të hënën, 27 mars 2023, me përgjigje dhe kundërpërgjigje, duke ndjekur afatin kohor të paraparë në Rregullin 76” – shkruhet në vendimin e nënshkruar nga ana e gjyqtarit Charles L. Smith.

    Ndërsa, prokuroria ka deri më 27 mars kohë që t’i përgjigjet.

    Një goditje për Kosovën, është titulli i një editoriali që ish-këshilltari i Thaçit kishte shkruar në vitin 2021. Aty pikërisht shkruante për padrejtësitë e Gjykatës Speciale, për atë se themelimi i saj ishte detyrim nga ndërkombëtarët.

    Bashkësia ndërkombëtare e detyroi Kosovën ta themelonte Gjykatën Speciale për t’i adresuar akuzat e rreme të raportit të Dick Martyt. Por, kur ata nuk ishin në gjendje të gjenin prova për t’i mbështetur ato pretendime, Zyra e Prokurorit të Specializuar doli me pretendime të reja për ta justifikuar mashtrimin e tyre. Një mashtrim i tillë nuk do të ishte toleruar në asnjë shtet të Bashkimit Evropian, por po tolerohet gjithmonë kur viktima të mashtrimit janë shqiptarët“, thuhet mes tjerash në shkrimin e Behramit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark