Autoritetet turke janë optimiste se janë shumë afër kapjes së bosit të kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer.
Sipas mediave turke, operacioni për kapjen e tij ka nisur dhe pritet që të finalizohet brenda 48 orësh. Ozer do të dalë fillimisht para autoriteteve shqiptare dhe më pas do t’i dorëzohet Interpolit.
TRT News shkruan se operacioni ka nisur dhe po zhvillohet në 4 zona të ndryshme të Tiranës, aty ku dyshohet se fshihet biznesmeni i kërkuar për mashtrim në vlerën e 2 miliardë dollarëve.
Ai akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale. Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen e ndihmën e motrës së tij dhe u arratis drejt Shqipërisë.
Më 20 prill ai ka mbërritur në Shqipëri përmes një bilete që bleu në Air Albania. Ndërkohë që policia turke ka mbërritur në Shqipëri prej ditësh dhe pritet që arrestim