
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelas Sveçla, njoftoi për një aksion tjetër në Mitrovicën e veriut kundër narkotikëve.
E ka quajtur edhe “një sukses të Policisë së Kosovës”.
“Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës zbulohet edhe një laborator droge në veriun e Mitrovicës dhe mbi 30 kg lëndë narkotike marihuanë teksa dy të dyshuar shtetas të Kosovës me etni serbe janë arrestuar. Ky është aksioni i dytë i suksesshëm i Policisë në veriun e vendit vetëm brenda kësaj jave pas atij për bllokimin e rrugëve të kontrabandës. Ashtu siç jemi zotuar se do të luftojmë kriminalitetin në çdo cep të Republikës do të vazhdojmë pa pushim, pa kompromis. Vendi ynë do të bëhet vend i qetë dhe i sigurt për gjithë qytetarët e saj”, njoftoi Sveçla.