Gazeta Insajderi merr vesh që mbrëmë është realizuar një operacion i përgatitur për disa muaj nga Policia e Kosovës dhe institucione të tjera të sigurisë.
Cak i këtij aksioni ishin grupet që merren me trafikim me qenie njerëzore- kryesisht emigrantë nga Lindja e Mesme.
Në rajonin e Mitrovicës, sipas burimeve të Insajderit janë arrestuar dy kosovarë e katër sirianë.
Sipas këtyre burimeve janë arrestuar Luan Arifi i njohur si “Çarlli’ dhe Gzim Sheremeti. Bashkë më ta janë arrestuar edhe katër sirianë që dyshohet se ishin në koordinim me dy kosovarët. /Insajderi.org/