Aksion i Policisë në Prishtinë- Kapen drogë, armë, aparate të lojërave të fatit e para të gatshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksion i Policisë në Prishtinë- Kapen drogë, armë, aparate të lojërave të fatit e para të gatshme

    Insajderi
    08 May 2025 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

    Në raportin ditor të PK’së bëhet e ditur se përgjatë kontrollit në lokalin dhe shtëpinë e tij kanë gjetur dhe sekuestruar përreth dy gramë substancë narkotike të llojit marihuana, një armë të tipit AK-47 dhe pajisje që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, shkruan Insajderi.

    Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë /07.05.2025 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar  për shkak se gjatë kontrollit në lokalin dhe shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 1.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një armë automatike AK47 me një fishek, pajisje që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Po ashtu janë sekuestruar edhe 2 aparate për lojëra të fatit dhe 1480 euro para të gatshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    I dyshuari pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark