Aksion i Policisë në Veri, bastisen 9 degë të Postës serbe - flet Elshani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksion i Policisë në Veri, bastisen 9 degë të Postës serbe – flet Elshani

    Insajderi
    05 August 2024 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në veri të Kosovës, aksion i cili po zhvillohet në nëntë degë të Postës serbe.

    Arsyeja e këtij aksioni, siç është thënë nga policia, është se mendohet se këto zyre funksionojnë pa licencë.

    Këtë për Insajderin e konfirmoi zëvendëskomandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani teksa shtoi se punohej pa licencë.

    “Pas nje shkrese/informate te pranuar nga ARKEP, se ne teritorin e Kosoves operojne operator ekonomik pa licence dhe te pa regjistruar ne ARBK, njesi policore kan shkuar per verifikim te ketij informacioni.
    Informacioni ka rezultuat te jetë i sakte me çrast policia ka njoftuar prokurorin e shtetit dhe tutje vazhdojm sipas autorizimeve te tij
    “, ka thënë ai për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark