Policia e Kosovës ka mbyllur zyrat tatimore që ka funksionuar si degë e Ministrisë së Financave të Serbisë në Veri të Mitrovicës.
Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani tha për Insajderin se pasi kanë gjetur prova që vërtetojnë dyshime për funksionimin ilegal të kësaj zyre, punëtorët janë larguar nga objekti dhe është mbyllur deri në verifikimin e plotë të fakteve.
Ai shtoi se nuk ka persona të arrestuar.
“Rreth orës 09:00 kemi hy në këtë ndërtesë e cila sipas informacioneve tona ka funksioni si zyrë tatimore (si degë e Ministrisë së Financave të Serbisë). Në këtë vend kemi hasë në prova që e vërtetojnë dyshimin tonë dhe pas konsultimit me Prokuror, njerëzit që janë hasë aty janë largu nga ai vend dhe ajo ndërtesë është mbyllë deri në verifikim të plotë të fakteve”, ka thanë Elshani për Insajderin.