Një operacion policor kundër bixhozit në Prishtinë e Pejë ka rezultuar me kontrollimin e 12 lokacioneve, ku 10 persona janë arrestuar.
Ata janë ndaluar për 48 orë. Gjatë aksionit janë intervistuar edhe 15 persona të tjerë.
Personat e ndaluar dyshohen për veprat penale të ‘krim i organizuar’, ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Policia ka njoftuar se gjatë bastisjes nuk janë gjetur edhe gjashtë persona, të cilët mbeten në kërkim policor.
Si prova materiale janë konfiskuar: Para të gatshme – 4 mijë e 423 euro; Dy aparate të lojërave të fatit; 25 telefona mobile; Dy DVR; Materiale/dokumente relevante për rastin.