![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Katër persona janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë për shkak të dyshimit të veprës penale fajdeja pas një aksioni të zhvilluar në Prishtinë dhe Podujevë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Ferizajt.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim te përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, sot, është duke e realizuar një aksion ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë duke u kontrolluar dhe bastisur, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”.
“Lidhur me këtë aksion, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale të lartëcekura”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, shkruan Gazeta Insajderi.