Një aksion i madh kundër fajdes po zhvillohet në Prizren, më saktë në fshatin Caparc.
Këtë për Insajderin e konfirmuan nga Policia.
“Po është e vërtetë që po zhvillohet një aksion. Njësiti i hetimeve rajonale ka qenë duke hetuar një rast për disa vepra penale. Po ashtu përfshirë edhe njësite tjera relevante përveç njësitit të hetimeve rajonale”, thanë nga policia.
“Ende s’ka ndonjë raport zyrtar. Nuk kemi ende informacione se a ka ndonjë të arrestuar. Kur të kemi një raport të detajuar do të ju njoftojmë me kohë”.