Aksion kundër fajdes në Prizren – arrestohet një person, kryeprokurori jep detaje për Insajderin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksion kundër fajdes në Prizren – arrestohet një person, kryeprokurori jep detaje për Insajderin

    Insajderi
    10 July 2025 - 23:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar sot në Prizren në kuadër të një aksioni të Prokurorisë dhe Policisë, i cili lidhet me veprimtari të paligjshme të fajdes dhe organizimit të skemave piramidale e bixhozit të paligjshëm.

    Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, i cili bëri të ditur se gjatë aksionit janë sekuestruar 5000 euro para të gatshme dhe prova të tjera materiale të rëndësishme për rastin.

    “Po, sot kemi pasur aksion për fajde. Është arrestuar një person për dy vepra penale: ‘fajdeja’ dhe ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’. Janë sekuestruar 5000 euro si dhe prova tjera relevante. Prokuroria ka zhvilluar hetim dhe ka aplikuar masa të veçanta hetimore,” deklaroi Kryeziu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark