Sipas banorëve të lagjes , raportohet se MPB është duke zhvilluar një aksion të madh policor, duke bastisur disa shtëpi të asaj lagjeje.
Aksioni i madh policor ka fillur para agimit të diellit, që në orët e hershme, dhe është duke u zhvilluar edhe në këto çaste. Ende nuk ka informata se çfarë synon MPB me këtë aksion, dhe kush saktësisht është duke u bastisur prej anës së tyre.
Disa qytetarë duke dashur që ta vizitojnë Xhaminë e lagjës për kohën e namazit të Sabahut si zakonisht, nuk janë lejuar të dalin prej shtëpive të tyre, raporton Monitor.mk.
Njëri prej qytetarëve ka kërkuar arsye por pjestarët e policisë nuk kanë dhënë informata përveçse kanë urdhëruar qytetarët e lagjes Çair që të qëndrojnë brenda në shtëpitë e tyre.
Poashtu raportohet edhe për bastisje në lagje tjera në Shkup.