
Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka vazhduar zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025”.
Sipas njoftimit të Policisë së Ferizajt, gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 40 gjoba dhe janë konfiskuar 5 motoçikleta për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut.
Policia Rajonale e Ferizajt njofton se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të lartë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe respektimin e ligjit.
“Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe t’i raportojnë kundërvajtjet përmes aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’ ose duke telefonuar në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të gjitha informacionet e raportuara ruhen në konfidencialitet të plotë”, përfundon njoftimi.