Aksion në Mitrovicë, gjenden pesë bimë kanabis sativa – arrestohet një person - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksion në Mitrovicë, gjenden pesë bimë kanabis sativa – arrestohet një person

    Insajderi
    26 August 2025 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se që në koordinim me Policinë e Kosovës, me urdhër të gjykatës, kanë realizuar urdhër kontroll në një lokacion në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës, me ç ‘rast janë gjetur dhe sekuestruar pesë  bimë të mbjella kanabis sativa.

    Gjithashtu në njoftim thuhet se është arrestuar një person, i cili u dërgua në mbajtje.

    “Është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë një person i dyshuar me iniciale M.A., me dyshim se ka kryer veprën penale Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark