Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në koordinim me Prokurorin e Shtetit është duke zhvilluar një aksion në qytetin e Pejës.
Deri tani disa persona janë arrestuar, ka konfirmuar për Insajderin kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj.
“Mundem me konfirmu për momentin që Prokuroria e Pejës në bashkëpunim me prokuroren, Valbona Gjocaj edhe Drejtorinë Rajonale janë duke e zhvilluar këtë aksion, dhe ka të arrestuar”, tha ai.
“Mirëpo për informata shtesë, për personat e arrestuar do të jap detaje më vonë, pasi të përfundojë aksioni”, tha ai teksa shtoi se me përfundimin e aksionit do të kuptohet nëse ndaj të arrestuarve do të ndërmerret ndonjë masë.
Aksioni po vazhdon të zhvillohet.
Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…