×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Aksionet e Microsoft arrijnë pikën më të lartë që nga 1999

    Insajderi
    21 October 2016 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me ardhjen në drejtim të Satya Nadella vlera e aksioneve të Microsoft është dyfishuar që nga Gushti i 2013-tës duke rikthyer besimin e investitorëve falë strategjisë së re në platformat mobile dhe cloud.

    I njohur prej viteshs i pioneri i softuerit Windows, vitet e fundit Microsoft ka kthyeer vëmendjen drejt shërbimeve cloud ku përballet me rivalët si Amazon.com. Aksionet e kompanisë u rritën me 6.2% në 60.79 dollar duke rritur vlerën e kompanisë me 25 miliard dollar, shkruan Pcworld.al.

    Konkretisht biznesi cloud Azure u rrit me 116% ndërsa shërbimi “Intelligent Cloud” me 8.3 % në 6.38 miliard dollar. Në 1990 Microsoft kishte një monopol në softuerin kompjuterik dhe atë kohë ishte kompania më me vlerë në planet.

    Por pushteti i kompanisë u godit rëndë nga Departameni Amerikan i Drejtësisë në 2000 dhe në të njëjtën kohë shefi ekzekutiv Bill Gates u tërhoq nga drejtimi. Gjatë këtij viti emri i Nadella zuri titujt e lajmeve pas blerjes së Linkedin për 26.2 miliard dollar.

    Të ardhurat e gjeneruara nga softuer Windows dhe biznesi mobil ranë më 1.8% në 9.29 miliard dollar. Në terësi kompania raporti 22.33 miliard dollar të ardhura për tremujorin e parë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark