×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Aksionet e Snapchat ranë nën vlerën e daljes në bursë

    Insajderi
    11 July 2017 - 15:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania mëmë se Snapchat pati një ditë të vështirë në bursat ndërkombëtare duke rënë në 16.99 dollar për aksion. Zyrtarisht aksionet e kompanisë për herë të parë vlerësohen më pak sesa vlera aksioneve kur doli në bursë.

    Kjo është një situatë alarmante për kompaninë sepse do të thotë se investitorët kanë humbur para që kur kompania debutoi në Mars. Dhe një reputacion i keq është i vështirë për tu ndrequr sidomos për një kompani të re si Snap.

    Por për punonjësit dhe investitorët përpara dalje në bursë ka ende shpresë. Vlera e tregut të kompanisë është ende 23.8 milard dollar. Kjo vlerë është më e lartë sesa vlera e kompanisë përpara se të dilte në bursë e cila ishte 20 miliard dollar.

    Përgjatë 150 ditëve Snap nuk mund të shiste asnjë aksion që do të thotë se insajderat dhe punonjësit e tjerë do të fillojnë të shesin aksione pas datës 31 Korrik.

    Por disa investitorë i frikësohen se shitja e menjëhershme e aksioneve do të ulë më tej çmimin e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark