Aksionet kundër bixhozit të paligjshëm – Dhjetëra të arrestuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksionet kundër bixhozit të paligjshëm – Dhjetëra të arrestuar

    Insajderi
    12 June 2025 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovëska njoftuar se që nga fundi i muajit prill i këtij viti, janë realizuar disa aksione duke kontrolluar mbi 40 lokale ku dyshohej për veprimtari të paligjshme ‘‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozi i paligjshëm’’, prej të cilave janë mbyllë 22 lokale.

    Nga policia është bërë e ditur se gjatë aksioneve janë verifikuar qindra persona, dhe janë arrestuar 19 persona të dyshuar ndaj të cilëve është iniciuar rast.

    Aksioni i fundit është realizuar mbrëmë në Podujevë,  në dy lokale të ndryshëm, ku në lokalin e parë janë gjetur dhe sekuestruar pesë aparate të lojërave të fatit, para të gatshme.

    Komunikata:

    Vazhdojnë aksionet kundër Organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

    Policia e rajonit të  Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të ndalimit të Organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

    Që nga fundi i muajit Prill 2025, Policia e rajonit të Prishtinës ka realizuar disa aksione duke kontrolluar mbi 40 lokale ku dyshohej për veprimtari të paligjshme (Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozi i paligjshëm), prej të cilave janë mbyllë 22 lokale.

    Gjatë aksioneve janë verifikuar qindra persona dhe janë arrestuar për veprat e sipërshënuara 19 persona të dyshuar ndaj të cilëve është iniciuar rast.

    Aksioni i fundit është realizuar mbrëmë në Podujevë,  në dy lokale të ndryshëm, në lokalin e parë janë gjetur dhe sekuestruar :

    -5 aparate të lojërave të fatit,

    – para të gatshme   si dhe është arrestuar një person,

    ndërsa në lokacionin e dytë është gjetur  sasi e narkotikëve dhe një armë e ftohtë thikë./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark