×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksionet më të mëdha të Policisë së Kosovës kundër korrupsionet e krimit

    Insajderi
    01 January 2022 - 17:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aksionet e policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit karakterizuan vitin 2021. Një punë e palodhur për të kapur kokat e krimit nëpër vendet të ndryshe të Kosovës, ka bërë që këto aksionet të shkaktojnë edhe zhurmë në opinion.

    Gazeta Insajderi do të ju sjellë top aksionet më të mëdha të policisë së Kosovës zhvilluar gjatë këtij viti.

    Akisoni “Subvencionet në bujqësi”

    Më 24 dhe 25 shkurt nisi aksioni më i madhë i Policisë së Kosovës për keqpërdorime të subvencioneve në Ministria e Bujqësisë.

    Nga ky aksion ranë në pranga 12 persona nën dyshimet për keqpërdorim të subvencioneve, marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Gjatë bastisjes në shtëpitë e personave të arrestuar ishin sekuestruar rreth 400 mijë euro.

    Në vazhdimin e aksionit “Subvencionet” policia me 30 qershor arrestoi edhe 21 persona ku 14 prej tyre ishin zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe 7 zyrtarë në disa komuna të Kosovës.

    Në aferën e njohur si “Subvencionet në Bujqësi”  me 3 dhjetor ranë në pranga edhe 31 persona prej tyre 12 zyrtarë me pozita të ndryshme nga komunat dhe zyrat rajonale të Agjencisë Zhvillimore të Bujqësisë dhe zyrës rajonale të APK-së.

    Të gjithë këta persona ishin arrestuar nën dyshimet për mashtrim, falsifikim, marrje e dhënie ryshfeti në shpërndarjen e subvencioneve të bujqësisë

    Këta tre aksion të Policisë së shtetit kundër keqpërdorimeve në Bujqësi u zhvillua përkatësisht në Prishtinë, Podujevë, Pejë, Gjilan, Istog Kllokot dhe Vushtrri.

    Aksionet në “Veri”

    Më 20 shtator 2021, Qeveria e Kosovës vendosi që të mos lejojë të hyjë në territorin e Kosovës asnjë veturë me targa të Serbisë.

    Qeveria kosovare vendosi që të fusë në funksion reciprocitetin me targa kështu që çdo veture me targa të Serbisë që do të hynte në Kosovë të  zëvendësonte me targa të përkohshme.

    Njësia Speciale u dërguan në veri për të siguruar zbatimin e reciprocitetit, por kjo shkaktoi trazira në Veri pasi serbët lokalë bllokuan rrugët kryesore që shpinin drejt pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

    Policia e Kosovës mbeti e bllokuar atje për 13 ditë.

    Zgjidhja erdhi vetëm pas bisedimeve dypalshe në Bruksel. Atje, dy delegacionet ai i Kosovës dhe ai i Serbisë, u pajtuan që bllokadat nga rrugët dhe Njësia Speciale të largohen si dhe të vendosen stikerat duke mbuluar simbolet shtetërore në targat e veturave.

    Por, Veriu nuk mbeti i qetë gjatë këtij viti.

    Më 13 tetor Njësia Speciale e Policisë së Kosovës u nis për të dytën herë drejtë Veriut. Këtë herë kundër kontrabandimit të mallrave dhe evazionit fiskal.

    Serbët lokal filluar kundështime të ashpër duke bllokuar rrugët në Veri, po  ashtu në Zveçan ishin përdorur edhe armë zjarri kundër forcave policore të Kosovës.

    Nga ky aksion u arrestuan tetë persona nga rajone të ndryshme të Kosovës.

    Dhjetë zyrtarë policorë u lënduan gjatë aksionit dhe dhjetë qytetarë të pjesës veriore kërkuan ndihmë mjekësore.

    Serbët lokalë gjatë kundërshtimit të aksionit të policisë sulmuan edhe ekipet e mediave.

    Aksioni “Brezovica”

    Më 21 dhjetor, Policia e Kosovës nisi aksionin e dytë më të madh të korrupsionit i njohur si “Brezovica”.

    Nga ky aksion përfundoi me arrestimin e ish-kryetari i komunës së Shtërpcës  Bratislav Nikoliç, si dhe 10 persona të tjerë nën dyshimin se përfituan mbi miliona euro në këmbim të lejeve ndërtimore në këtë zonë turistike.

    Nikoliqi dyshohet se ka përfituar deri në 1 milion euro për lejet e lëshuara kundërligjshëm për ndërtimin e objekteve në Brezovicë, në Komunën e Shtërpcës.

    Gazeta Insjaderi kishte arritur të siguroj emrat e disa nga biznismet e arrestuar.

    Personat e arrestuar janë: Bratislav Nikolic, Sasa  Milosavljevic, Dimitrije Raicevic, Sasa Spasic, Hysni Bajrami, Riad Hsani, Raif Bajrami, Dragomir Mihajloviç dhe Blerim Imeri.

    Lidhur me këta persona, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurve B.N.,D.R., D.M.,H.B.,S.M.,R.B., R.H.,B.I., S.S., dhe J.K, të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

    Ky aksion ishte zhvilluar në 12 lokacione të ndryshme në Kosovë.

    Aksioni “Karaceva”

    Një ndër aksione më të mëdha të policicsë së Kosovë radhitet edhe aksioni në “Karaçev”.

    Emisioni InDoks, prodhim i Gazetë Insajderi, kishte raportuar mbi kazinotë ilegale të ndërtuara në Karaçevë, edhe pas rrëzimit të tyre vitin e kaluar.

    Pas këtij raportimin, me 15 dhjetor Policisë së Kosovës filloi një aksion tjetër në fshatin Karaçevë të Kamenicës që kishte të bënte me kanzinotë ilegale.

    Shteti mbylli dhe demoloi kazinotë ilegale në këtë fshat dhe arrestoi katër persona.

    InDoks kishte transmetuar dokumentarin “Dosja Karaçeva”. Pos operacionit të madh të viti të kaluar për ti mbyllur një seri kazinosh ilegale, një operacion i kryer e udhëhequr nga Inspektorati Policor i Kosovës pasi që nisi si hetim kundër oficerëve policor kosovarë të përfshirë në këtë biznes në vitin 2019, ai u mbështet edhe nga Policia e Kosovës.

    73 persona tashmë janë akuzuar për atë krim, dhe gjykimi i tyre pritet të filloi në vitin 2022.

    “Droga e kapur në Lipjani”

    Me 17 maj të këtij viti, nga një aksion i përbashkët I Policisë së Kosovës, Prokurorisë Speciale autoritetet italiane dhe ato të Shqipërisë u kapën 400 kilogramëve të substancave narkotike të llojit kokainë në Lipjan.

    Sasia e drogës që ishte transportuar përmes portit të Durrësit, raportohej se ishte 2.2 tonë dhe kapte vlerën e mbi 6 miliardë eurove.

    Ndërsa, sipas Guardia di Finanza sasia prej 400 kilogramësh kokainë nëse do të shitej me pakicë në qendrat evropiane të tregtimit të drogës do të kapte vlerën e mbi 100 milionë euro.

    Kjo ishte droga me sasin  më të madhe të kapur ndonjëherë në shtetin e Kosovës.

    Transporti ishte bërë nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, përmes pikës kufitare të Vërmicës, dhe transportuesi u kishte deklaruar punonjësve doganor se ishte duke bartur produkte mishi.

    Nga ky aksion u arrestuan shtatë persona shtetas kosovarë. Dhe u konfiskuan telefona, vetura edhe një armë.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar se kamioni me të cilin ishte bartur droga ishte aset i kompanisë“MC Foodsnë pronësi të binzesmenit nga Kosova, Izet Sheqri dhe atij nga Shqipëria, Bledar Habili nga Shqipëria./XhenetaUka/Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark