Aksioni "Befasia" - policia kap të dyshuarin për narkotikëve në Mitrovicë, sekuestrohen një sërë drogash - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni “Befasia” – policia kap të dyshuarin për narkotikëve në Mitrovicë, sekuestrohen një sërë drogash

    Insajderi
    12 March 2025 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të suksesshëm në qytetin e Mitrovicës, si pjesë e një plani taktik të quajtur “Befasia”, i cili ka për qëllim luftën kundër krimeve të organizuara dhe trafikimit të substancave narkotike.

    Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve – Mitrovicë Jug, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë, kanë realizuar një kontroll të planifikuar në një shtëpi dhe objektet përcjellëse në lagjen Koloni të Mitrovicës.

    Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar:

    • 24 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokaine (7.5 gram).
    • 6 qese me substancë narkotike të llojit marihuanë (68.7 gram).
    • 4 tableta Ekstazi (2.2 gram).
    • Qese të zbrazëta për paketimin e substancave narkotike në sasi të vogla.
    • 1 telefon mobil, dyshohet të jetë përdorur për aktivitetet e paligjshme.

    Një ekip i Krimteknikës Rajonale ka kryer fotografimin, evidentimin dhe sekuestrimin e provave materiale, ndërsa hetuesit kanë arrestuar të dyshuarin, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

    Pas intervistimit, dhe në përputhje me një urdhër arresti nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, i dyshuari ka një dënim të formës së prerë prej 2 vitesh burgim për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.

    Aktualisht, i dyshuari është dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për vuajtjen e dënimit.

    “Ky aksion është një hap tjetër i rëndësishëm në luftën e vazhdueshme kundër krimeve të organizuara dhe trafikut të narkotikëve, duke dëshmuar angazhimin e institucioneve të rendit dhe sigurisë për mbrojtjen e qytetarëve dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale që rrezikojnë shëndetin e rinisë”, thuhet në njoftim.

    Policia e Kosovës mbetet e angazhuar për të zbuluar dhe parandaluar çdo aktivitet kriminal që kërcënon sigurinë dhe rendin publik./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark