Aksioni “Brezovica 6” i cili është duke u realizuar në Prishtinë e Podujevë është duke vazhduar ende.
Kështu kanë konfirmuar për Gazetën Insajderi nga Prokuroria Themelore e Ferizajt.
“Krejt çka mundemi me thënë deri tani është që aksioni është duke u zhvilluar. Ka disa persona që janë shoqëruar në polici”, ka thënë asistentja e kryeprokurorit, Shukri Jashari derisa shtoi se kryeprokurori është i zënë me aksionin.
Gazeta Insajderi nga burimet mëson se janë arrestuar katër zyrtarë dhe tre biznesmenë, në aksionin që me urdhër të Prokurorisë është kryer në dy lokacione: Prishtinë dhe Podujevë.
Gjithmonë sipas burimeve, zyrtarët e arrestuar janë tre nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe një nga KEDS.