Aksioni “Brezovica”: I arrestuari Bratisllav Nikolliq ishte i akuzuar edhe me herët për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni “Brezovica”: I arrestuari Bratisllav Nikolliq ishte i akuzuar edhe me herët për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    Insajderi
    21 December 2021 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, u arrestua të martën nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, bënë të ditur autoritetet në Kosovë.

    Kjo nuk është hera e parë kur Nikoliq u përballë me akuza të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

    Me 29 dhjetor të 2015, asokohe kryetar i Shtërpcës, Nikoliq dhe zyrtari komunal i prokurimit, Agim Rexhepi, janë liruar nga akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Ky vendim u morr nga një trup gjykues në Gjykatën Themelore ne Ferizaj.

    Kryetari i trupit gjykues, Musa Kongjeli, atëherë deklaroi se ekzistojnë rrethana të cilat i përjashtojnë të pandehurit Nikoliq dhe Rexhepi nga përgjegjësia penale.

    Megjithatë, gjykata nuk e mohoi faktin se të akuzuarit e kanë kryer veprën për të cilën akuzoheshin.

    “Trupi gjykues vlerëson se të pandehurit veprën e kanë kryer nën lajthim faktik dhe juridik”, tha Kongjeli.

    Prokuroria i akuzonte Nikoliqin e Rexhepin se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik të Kosovës, nuk kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare kur kanë lidhur aneks-kontratë në vlerë prej 346 mijë euro me operatorin ekonomik “Albes”, duke tejkaluar kështu 10 % të vlerës së kontratës bazë prej 1.5 milion euro për ndërtimin e tri ndërtesave në Shtërpcë, me të cilin kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark