Aksioni “Brezovica”, prokuroria kërkon paraburgim ndaj dy zyrtarëve të ministrisë së Mjedisit dhe biznesmenit Asllani – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksioni “Brezovica”, prokuroria kërkon paraburgim ndaj dy zyrtarëve të ministrisë së Mjedisit dhe biznesmenit Asllani

    Insajderi
    07 January 2022 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj kryeinspektorit Bedri Halimit, ish-sekretarit i përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit, Arben Çitaku dhe bizniesmenit Ismet Asllani, shkruan Insajderi.

    Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se Arben Çitaku sa kishte mbajtur postin e sekretar i përgjithshëm i Ministrinë e Mjedisit kishte marrë ryshfet që të vepronte në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe persona tjerë.

    “Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurve B.H., A. Ç., dhe I.A, të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh”

    “Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri A.Ç., si person zyrtar-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Prishtinë, ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe persona tjerë, me këtë do të kryente veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 422 par.1 të KPRK-së”

    “I njëjti sipas Prokurorisë ka pranuar para me qëllim që të veproj në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 par.2 lidhur me nen 31 të KPRK-ës “, thuhet nw njoftimin e Prokurorisë.

    Ndërsa, kryeinspektori Bedri Halimi ekziston dyshimi se ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe persona tjerë.

    “Për të pandehurin tjetër B.H., ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti si person zyrtar- kryeinspektor i Inspektoratit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Prishtinë, tani MEA, ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe persona tjerë, me këtë do të kryente veprën penale ““Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 422 par.1 të KPRK-së”, thuhet më tej.

    Dhe biznesmeni Ismet Asllani, pronari i Kashtanjeva Dekor, dyshohet se i ka dhënë ryshfet personi zyrtar që të veproj në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare.

    “Për të pandehurin tjetër I.A., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, i ka dhënë para personit zyrtar që të veproj në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të kryente veprën penale penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 të KPRK-ës dhe veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.1 të KPRK-ës”, thuhet në njoftimin e PTHF-së./Insajderi.org

    LEXO EHDE;


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark