Gazeta Insajderi dje ka raportuar lidhur me aksionin e Doganës së Kosovës në rajonin e Prizrenit. Më saktësisht kishte vënë në cak kontrolli argjendaritë e Prizrenit.
Janë kontrolluar gjashtë artari.
Dogana e Kosovës sot ka dal me njoftim, duke njoftuar se janë konfiskuar afër gjysmë milionë euro mallra të kontrabanduara.
“Zyrtarët e Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës kanë kryer një operacion të përbashkët kontrolli në pesë argjendari në qytetin e Prizrenit. Ky operacion u fokusua në identifikimin e mallrave pa prejardhje të dokumentuar në kuadër të përpjekjeve për të luftuar kontrabandën dhe tregtinë e paligjshme.”
Dogana ka listuar se çka u konfiskua nga ky operacion:
• 10 kg ari pa dokumentacion të rregullt.
• 3 kg argjend pa dokumentacion të rregullt.
• Vlera totale e këtyre mallrave të konfiskuara arrin rreth 450,000.00 euro.