×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni i Policisë kundër bixhozit në Prizren- Ky është pronari i restorantit “Moni” i cili u arrestua

    Insajderi
    23 November 2024 - 19:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës pas një aksioni kundër bixhozit të paligjshëm dhe lojërave të fatit në Prizren, ka arrestuar 18 persona të dyshuar.

    Grupi i dyshuar u kap në flagrancë në një lokal në rrugën ‘2 Korriku’ nga patrullat e stacionit policor në Prizren që zbarkuan dhe arritën t’i arrestojnë të dyshuarit.

    Përveç tyre, në pranga të Policisë ka rënë edhe pronari i lokalit dhe ndaj tyre tashmë është urdhëruar masa e ndalimit policor.

    Sinjali ka publikuar emrat e 18 të arrestuarve.

    Madje në mesin e dhjetëra personave që ranë në prangat e Policisë është edhe pronari i një restoranti në Prizren.

    Bëhet fjalë për pronarin e restorantit “Moni”, Agron Badalli, i cili mbrëmjen e të enjtes u arrestua nga Policia gjatë aksionit kundër bixhozit.

    Agron Badalli – Pronar i restorantit “Moni” në Prizren

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark