Policia në aksion – mbyll 44 sallone të masazheve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia në aksion – mbyll 44 sallone të masazheve

    Insajderi
    08 December 2022 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një operacioni me inspektorët kanë mbyllur 44 sallone të masazheve nga 53 sallone që u inspektuan.

    Në njoftimin e policisë, thuhet se janë shqiptuar gjoba për parregullsitë e evidentuara.

    Gjatë operacionit policia ka hasur gjithsej në 145 punëtorë në këto qendra të masazheve. Prej tyre, 116 femra dhe 29 meshkuj.

    “Me datë 07.12.2022, Plani  Operativ i koduar “Masazh- Dhjetori -2022”, është realizuar në nivel
    vendi dhe ka përfunduar me sukses të plotë. Lokale të Inspektuara (53) gjithsej. Prej tyre 44 lokale janë mbyllur nga  Inspektorët,  si dhe janë shqiptuar   gjoba  për parregullsitë e evidentuara”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark