
Prokuroria Speciale ka konfirmuar arrestimin e dy personave nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”, shkruan Insajderi.
Dy persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm. Një në Fushë Kosovë dhe tjetri në Malishevë. Prokuroria bëri të ditur se rastet janë të ndara.
Personat e arrestuar janë Alban Bibaj dhe Muhamet Musliu.
Raportohet se njëri nga personat e arrestuar sot nga aksioni i Policisë në Fushë Kosove dhe Malishevë kishte dy vëllezër të vrarë në Siri.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”. Mund të konfirmojmë se rastet janë të ndara dhe se prokurori i çështjes, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, tha prokuroria për Insajderin.