×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni i Prokurorisë – bastiset prona e biznesmenit të njohur

    Insajderi
    09 January 2024 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar një aksion që nga mëngjesi përfshirë disa lokacione në nivel të Kosovës. Aksioni ka nisur për shkak të dyshimeve se disa zyrtarë dhe qytetarë janë përfshirë në kryerjen e veprave penale “Mashtrim në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi”.

    Gazeta Insajderi nga burimet e saj ka mësuar se cak i Krimeve Ekonomike është edhe hoteli i biznesmenit, Feim Pulaj “LakeSide”, i cili ndodhet në Vermicë të Prizrenit.

    Insajderi ka kontaktuar sërish zëdhënëses e Prokurorisë, Laureta Ulaj për të kuptuar më shumë detaje rreth këtij aksion që ende është duke e vazhduar, por e njëjta nuk ka dhënë ndonjë detaj të ri.

    “Mund të konfirmojë se aksioni është duke vazhduar dhe s’mund të them asgjë më shumë”, u shpreh Ulaj.

    Aksioni në nivel Kosovës ka nisur nga orët e hershme të mëngjesit të së martës.

    Detaje për aksionin për Insajderin ka dhënë zëdhënësja Ulaj.

    “Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, njofton se nën udhëheqjen e kësaj prokurorie, më konkretisht nga Departamenti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në koordinim të plotë me Policinë dhe pas aprovimit të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është duke u zhvilluar një aksion që nga mëngjesi, përfshirë disa lokacione në nivel në Kosovës”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark