Aksioni i ri i policisë në Karaçevë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Aksioni i ri i policisë në Karaçevë

    Insajderi
    01 October 2020 - 10:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në orët e para të mëngjesin Policia e Kosovës ka vazhduar me një aksion të ri në Karaçevë.

    Institucionet e sigurisë njoftojnë se janë duke u ekzekutuar urdhërkontrolle në rajone të ndryshme të Kosovës.

    Aksioni i sotëm është vazhdimësi i atij që kishte nisur më 18 shtator, në Karaçevë të Kamenicës.

    “Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se në orët e para të mëngjesit të 01 Tetorit 2020, zyrtarët e agjencive të zbatimit të ligjit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe agjencitë e tjera bashkëpunuese, janë duke ekzekutuar urdhërkontrolle në rajone të ndryshme të Kosovës. Ky aksion është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 18 Shtator 2020, në zonën e Karaçevës dhe rajone tjera të Kosovës, për shkak të dyshimit të përfshirjes në veprimtari kriminale”, thuhet në njofimin e Prokurorisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark