×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni i uljes së helikopterit dje në Cetinje u drejtua nga Dritan Abazoviq

    Insajderi
    06 September 2021 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mitropoliti Joanikije ka mbërritur dje në Manastirin e Cetinjes në Mal të Zi. Në atmosferë pothuajse lufte, helikopteri ushtarak ka zbritur në Manastir në një aksion shumë të organizuar.

    Mediat malazeze shkruajn sot se i tërë aksioni u drejtua nga Dritan Abazoviq, shkruan Indeksonline.

    Hapësira para manastirit u sigurua nga anëtarët e Njësisë Antiterroriste të Policisë (PTJ) të armatosur me armë të gjata.

    Administrata e Policisë njoftoi se 14 persona u arrestuan për shkak të incidentit në Cetinje, ndërsa janë plagosur shtatë policë.

    Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Sergej Sekuloviç, përgëzoi anëtarët e Drejtorisë së Policisë për “punën e kryer profesionalisht, demonstrimin e durimit dhe përdorimin proporcional të forcës”.

    “Ne premtuam se do të respektojmë të drejtat kushtetuese të të gjithë qytetarëve të Malit të Zi. Ne e arritëm atë ”, tha Sekulović.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark