Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona nga aksioni kundër fajdes në Prizren, shkruan Insajderi.
Policia bëri me dije tre të arrestuarit dyshohen për veprën penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’.
“Në vendbanimet e personave të dyshuar janë sekuestruar dëshmi të rëndësishme të cilat do të përdorën si dëshmi në procedura të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.
“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda, së bashku me Sektorin Rajonal të Hetimeve të DRP- Prizren dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore-Prizren, më 02.10.2024 ka realizuar operacion policor ku ka realizuar edhe një urdhër-kontrolli lëshuar nga gjykata”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, dyshohet se këta persona duke kanosur viktimën, në vazhdimësi kanë tentuar ta detyrojnë që të veprojë kundër pasurisë së tij.
Të dyshuarit pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga PTh- Prizren, ndalohen për 48 orë.
/Insajderi