Aksioni në Brezovicë: Policia gjeti aparate për prodhimin e kriptovalutave në një shtëpi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksioni në Brezovicë: Policia gjeti aparate për prodhimin e kriptovalutave në një shtëpi

    Insajderi
    21 December 2021 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i krimeve të rënda të Policisë së Kosovës, Agron Haziri, në konferencën për media ka folur për aksionin e sotëm në Brezovicë.

    Ai ka bërë të ditur se gjatë aksionit, në një shtëpi janë gjetur edhe aparatura për prodhimin e kriptovalutave.

    Në konferencën e përbashkët me kryeprokurorin dhe prokurorin e rastit për këtë aksion, Haziri ka thënë se aparaturat janë verifikuar dhe janë sekuestruar.

    “Gjatë kontrollit janë gjetur në një shtëpi aparatura për prodhimin e kriptovalutave, për të cilët pronari nuk ka dhënë asnjë dokumentacion që ato janë futur në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë të ligjshme, pastaj ne e kemi ftuar doganën që ta bëjë verifikimin dhe më pas i ka sekuestruar ato”, ka deklaruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark