
Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona të dyshuar për zhvillimin e kanzioneve ilegale në Karaçevë të Kamenicës.
Madje i njëjti institucion ka urdhëruar edhe rrëzimin e këtyre kazinove, shkruan Gazeta Insajderi.
Për aksionin e zhvilluar mëngjesin e sotëm ka folur edhe ministri i Brëndshëm, Xhelal Sveçla.
“Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaçevë”.
“Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente”, ka thënë tutje Sveçla, shkruan Gazeta Insajderi.
Aksioni i sotëm është zhvilluar vetëm pak ditë pasi emisioni InDoks, prodhim i Gazetë Insajderi, ka raportuar mbi kazinotë ilegale të ndërtuara në Karaçevë, edhe pas rrëzimit të tyre vitin e kaluar.
Më shumë rreth rastit: