
Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës mëngjesin e së enjtes.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka bërë të ditur se me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë kryer hetime ndaj disa personave.
Sipas tij, hetimet janë zhvilluar mbi bazën e keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, ka deklaruar Kelani për Insajderin.
“Betimi për Drejtësi” më herët raportoi me burime për arrestimin e tri zyrtareve të këtij dikasteri. /Insajderi.org/