×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni në Pejë – 10 zyrtarë pritet të arrestohen për mashtrime me patentë-shoferë

    Insajderi
    23 July 2024 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 10 zyrtarë të Njësitit për Pantetë-Shoferë pritet të arrestohet sot nga aksioni që po zhvillohet në Pejë dhe në disa komuna tjera.

    Kështu kanë bërë me dije burime të sigurta të Insajderit brenda prokurorisë.

    Arrestimin e disa personave për Insajderin e ka konfirmuar kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj.

    “Mundem me konfirmu për momentin që Prokuroria e Pejës në bashkëpunim me prokuroren, Valbona Gjocaj edhe Drejtorinë Rajonale janë duke e zhvilluar këtë aksion, dhe ka të arrestuar”, tha ai.

    Ndërkohë, detaje për aksionin dha edhe prokurorja e rastit, Valbona Disha – Haxhosaj.

    Ajo theksoi se përveç në Pejë aksioni është shtrirë edhe tri komuna tjera.

    “Kam urdhëruar veprime dhe arrestime siç edhe jeni njoftuar, në një aksion që është kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Arrestimet janë kryer në Pejë, në Njësinë e Patent shoferëve dhe të sqarojmë se poashtu kam urdhëruar veprime dhe arrestime edhe në komunat Deçan, Fushë Kosovë dhe Prishtinë të cilat ndërlidhen me Pejën. Detajet do ti përgatisim, mirëpo është me rëndësi për opinionin që të sqarojmë zonën e shtrirjes së aksionit. Pra kemi të bëjmë me Pejën, Deçanin, Fushë Kosovën dhe Prishtinën, porse të gjitha ndërlidhen me Pejën”, tha Haxhosaj për “Radio1”, përcjell Insajderi.

    Për aksionin është deklaruar edhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, duke konfirmuar se janë arrestuar disa zyrtarë të njësisë për patentë shoferë, shkruan Insajderi.

    Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark