Aksioni për fajde në Podujevë e Vushtrri – Krejt çka u sekuestrua nga Policia e Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksioni për fajde në Podujevë e Vushtrri – Krejt çka u sekuestrua nga Policia e Kosovës

    Insajderi
    18 May 2023 - 08:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër persona janë arrestuar gjatë ditës se djeshme, pas një operacioni policor të kryer në dy regjione, në Podujevë dhe Vushtrri.

    Në raportin e PK’së shtohet edhe se, gjatë operacionit janë sekuestruar dy vetura, tri armë zjarri, 147 fishekë, gjashtë aparate të lojërave të fatit, një DVR video incizime, pesëmbëdhjetë telefona dhe nëntë shtëpiza kompjuteri.

    Siç njofton policia, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    “FAJDE – Podujevë, Vushtrri, Lipjan 17.05.2023 – 06:00. Gjatë një operacioni policor në dy regjione është bërë kontrolli në shtatë lokacione banimi dhe janë arrestuar kate persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar dy vetura, tri armë zjarri, 147 fishekë, gjashtë aparate të lojërave të fatit, një DVR video incizime, pesëmbëdhjetë telefona dhe nëntë shtëpiza kompjuteri. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK’ja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark