Aksioni “Pika” nuk do të përfundojë këtu, flet ish-kryeshefi i IPK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksioni “Pika” nuk do të përfundojë këtu, flet ish-kryeshefi i IPK-së

    Insajderi
    14 March 2022 - 18:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeshefi i IPK-së, Fitim Shishani beson se aksioni i sotëm në të cilin u arrestuan 48 policë dhe dy doganierë nuk ka përfunduar.

    Shishani tha në Frontal të T7 se këto vlerësime i ka në bazë të përvojës së tij në IPK dhe Policinë e Kosovës.

    “Në bazë të përvojes sime në këtë institucion dhe në Polici – nja tetë vjet kam punuar edhe në Polici – ky aksion nuk do të përfundojë këtu. Në bazë të vlerësimeve të mia. Nuk kam informacione sepse jam totalisht jashtë kuadratit të IPK-së, por në bazë të përvojës që kam në këtë drejtim, aksioni nuk do të përfundojë këtu”, tha ai.

    Ish-kreu i IPK-së tha se numri i të arrestuarve nuk është befasues, ndërsa paralajmëroi se “mund të ketë edhe të tjerë tash”.

    Ai tha se korrupsioni në PK nuk mund të çrrënjoset, por mund të zvogëlohet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark