Aksioni te Ministria e Bujqësisë, Deliu: Krerët e VV-së po politizojnë çdo hetim që prek njerëzit e tyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni te Ministria e Bujqësisë, Deliu: Krerët e VV-së po politizojnë çdo hetim që prek njerëzit e tyre

    Insajderi
    27 May 2025 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për politizim të drejtësisë, duke reaguar pas deklaratës së ministres në detyrë Albulena Haxhiut lidhur me bastisjen në Ministrinë e Bujqësisë.

    “Në vend që të lejojnë drejtësinë të bëjë punën e saj, krerët e Vetëvendosjes po e politizojnë çdo hetim që prek njerëzit e tyre. Albulena Haxhiu e paska cilësuar bastisjen në Ministrinë e Bujqësisë si ‘plan për të dëmtuar Kurtin’,” ka shkruar Deliu në një postim në Facebook.

    Ajo përmendi se e njëjta qasje ishte përdorur nga kryeministri i dorëhequr Albin Kurti edhe në rastin e  Nagip Krasniqit, të cilin ai e kishte mbrojtur publikisht pavarësisht aktakuzës.

    “E njëjta qasje u përdor nga Kurti edhe në rastin e Nagip Krasniqit, për të cilin doli në mbrojtje pavarësisht aktakuzave. Kur mbrohej Martin Berishaj, përmendej madje edhe “fushatë e egër me ndikim serb”. Kjo qasje nuk ka të bëjë me drejtësi, ka të bëjë me mbrojtje politike dhe frikë nga përgjegjësia”, shkroi tutje Deliu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark