Aksioni “Vardar” i EUROPOL-it në Maqedoninë e Veriut kap grupin që falsifikonte para për në Kosovë dhe në shtetet e tjera – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni “Vardar” i EUROPOL-it në Maqedoninë e Veriut kap grupin që falsifikonte para për në Kosovë dhe në shtetet e tjera

    Insajderi
    03 February 2025 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka dhënë detaje në lidhje me aksionin “Vardar”, ku 10 persona u arrestuan nën dyshimin për falsifikim dhe vënien në qarkullim të parave të falsifikuara.

    Sipas MPB-së në Maqedoninë e Veriut, aksioni ka filluar pas formimit të një grupi të organizuar kriminal që përfshinte shtetas maqedonas dhe serbë, i cili prodhonte para të falsifikuara në një banesë në Shkup duke përdorur makineri speciale dhe pllaka të gdhendura që imitonin elementet e sigurisë të parave.

    Grupi e lëshonte këtë monedhë të falsifikuar në qarkullim në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, dhe pjesa më e madhe e saj përfundonte në shtete të tjera, si Austria, Gjermania, Rumania, Sllovenia, Kroacia dhe Kosova.

    Si pjesë e aksionit, janë kryer bastisje në disa lokacione në Shkup, Veles dhe Prilep, ku janë arrestuar 9 persona nga Shkupi dhe një nga Velesi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark