Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë.
Deklarimi i tij është bërë me datën 6 janar 2025.
Dokumenti është publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara, dhe mban firmën e avokates së Thaçit, Nina Tavakoli.
Deklarimi vjen pas aktakuzës së dytë të ngritur, kësaj radhe për pengim të drejtësisë.
Thaçi nuk kishte pranuar të deklarohet në dy seancat që u mbajtën në Hagë.
Më tej, Thaçi ka mbajtur një fjalim në këtë seancë.
“Me siguri e dine se unë tash e katër vite përballem me një proces gjyqësor dhe kemi dëgjuar vlerësime keqinterpretues të historisë politike dhe kombëtare për lirin dhe shtetin dhe pavarësinë e Kosovës. Është një proces vulimunoz. E di që shoqëria kosovare, familja ime presin me padurim fundin e këtij procesi, presin drejtësi për çka edhe besojmë në drejtësi.”
“Krejt paparitmas para dy-tri ditësh u njoftova për akuzën e re nga ZPS. E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, por unë nuk jam pjesë e garës elektorale, unë nuk paraqes rrezik për askënd, prandaj kërkoj edhe sot, unë besoj dhe respektoj Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, kërkojë edhe sot nga të gjithë kudo që jemi ulur, në secilën anë apo në çfarëdo unifrome që jemi në këtë sallë, të respektohet Kushtetua e Kosovës sepse Dhomat e Specializuar janë produkt i Kushtetutës së Kosovës.”
“Unë nuk kom pasur mundësi për shkak të angazhimeve tjera të diskutoj në thelb dokumentin e konfirmuar nga ana juaj prandaj do të deklarohem brenda afati kushtetues dhe ligjor” – ka thënë ai.