Aktakuza ndaj Ukë Rugovës “ringjallë” për të keq Rugovën në mediat ndërkombëtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuza ndaj Ukë Rugovës “ringjallë” për të keq Rugovën në mediat ndërkombëtare

    Insajderi
    19 May 2016 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emri i presidentit Ibrahim Rugova është rikthyer në mediat ndërkombëtare, sot gjatë ditës, por për herë të parë atij nuk i është referuar as puna si pacifist as si president e as si shkrimtar, por si babai i një djali të akuzuar për krim të organizuar.

    Presidenti Rugova ka qenë një prej liderëve më të cituar nga mediat ndërkombëtare kur për Kosovën është shkruar më së shumti, periudha e luftës dhe deportimit të shqiptarëve të Kosovës jashtë vendit të tyre, por dy dekada më vonë, Rugova është përmendur gati në shumicën e medieve si babai i një të akuzuari që ka bërë kontrabandim të kosovarëve.

    Ndaj djalit të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, Ukës, është ngritur aktakuzë për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar. Rugova, është akuzuar për veprimtarinë kriminale që lidhet me vizat Schengen të lëshuara nga Ambasada Italiane në Prishtinë.

    Euronews në gjuhën italiane, ka përmendur qysh në krye të lajmit faktin se Uka është djali i presidentit Ibrahim Rugova.

    Euronews

    Ukë Rugova dyshohet se ka drejtuar një grup kriminal prej 21 personash.

    Emri i presidentit historik, Ibrahim Rugova ka qenë i njohur edhe për letërsi, sidomos në mediat franceze.

    AFP në gjuhën frënge, lajmin për djalin e Rugovës e ka vënë më ketë titull: “Djali i Rugovës së Kosovës akuzohet për shitje të vizave”.

    GlobalPost

    E këtë lajm me të njëjtin titull e ka marrë edhe gazeta amerikane “Global Post”.

    Të tjera media sikurse “Europa Press” e “Le Soir” gjithashtu kanë raportuar për këtë ngritje të aktakuzës.

    Lajmi se djali i presidentit të parë të Kosovës, po akuzohet për shitje vizash ka mbërritur edhe në Azi, pasi ka raportuar edhe “Channel News Asia”./Insajderi.com

    Asia

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark