Aktakuzë kundër 4 personave për shitblerje të narkotikëve, 50 kg i kishin fshehur në fshatin Greikoc – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë kundër 4 personave për shitblerje të narkotikëve, 50 kg i kishin fshehur në fshatin Greikoc

    Insajderi
    20 January 2025 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për shitblerje të narkotikëve.

    Të pandehurit M.M., N.U., S.S., dhe N.K. akuzohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    “Sipas aktakuzës, të pandehurit M.M., N.U., S.S., dhe N.K., deri më datë 20.04.2024, pa autorizim posedojnë me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofrojnë për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që pasi substancën narkotike e kishin siguruar nga Republika e Shqipërisë, të njëjtën e kishin fshehur në fshatin Greikoc – Komuna e Suharekës, në shtëpinë e të pandehurit S.S., e cila gjendet në rrugën “8 Martirët”, dhe të njëjtën substancë narkotike ia ofrojnë për shitje dy personave në njërën prej pompave të derivateve, në rrugën e transitit në Prizren, ashtu që derisa të pandehurit N.K., M.M., dhe N.U., me një person qëndrojnë në pompën e derivateve, i pandehuri S.S., me personin tjetër – blerësin potencial shkojnë në fshatin Greikoc në shtëpinë e të pandehurit S.S., për ta verifikuar substancën narkotike, me ç’ rast sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren, kontrollohet shtëpia e S.S., ku policia gjen 49 kg e 750 gram substancë narkotike të llojit “marihuanë” të sistemuara në pesë (5) paketime“, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Me rastin e ngritjes së kësaj aktakuze, prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që të pandehurit “të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark