Aktakuzë kundër Besnik Berishës për zbulim të fshehtësisë zyrtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë kundër Besnik Berishës për zbulim të fshehtësisë zyrtare

    Insajderi
    20 May 2016 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Besnik Berishës, ish-udhëheqës i Divizionit të Prodhimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës.

    Berisha akuzohet për keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe zbulimi i fshehtësisë zyrtare

    Sipas aktakuzës i pandehuri ngarkohet për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe zbulimin e fshehtësisë zyrtare, duke publikuar informata për procesin e punës së prodhimit të dokumenteve, të cilat sipas ligjit klasifikohen si sekret zyrtar. Këto veprime i pandehuri i ka kryer gjatë kohës sa ishte në pozitën e Udhëheqësit të Divizionit për prodhim në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, thuhet në një njoftim të prokurorisë.

    Prokurorja e rastit ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta shpall fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

    Fillimisht, një kallëzim penal ishte ngritur ndaj tij nga Policia e Kosovës në qershor të vitit 2015.  Atë kohë, Berisha ishte i pezulluar nga puna në MPB.

    Ai ka akuzuar publikisht MPB-në se ka pasur dallavere rreth një tenderi për pasaportat biometrik./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark