Aktakuzë kundër kosovarit që luftoi përkrah Shtetit Islamik – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë kundër kosovarit që luftoi përkrah Shtetit Islamik

    Insajderi
    07 December 2016 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.Gj, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj.

    Sipas aktakuzës  i pandehuri gjatë viteve 2014 – 2015, derisa ishte duke jetuar në Gjermani është bërë përkrahës i organizatës terroriste “ISIS”. Por që në muajin prill të vitit të kaluar ishte deportuar nga policia gjermane në Kosovë.

    “Edhe më tutje i nxitur nga ideologjia e lartë cekur, më datë 11 dhjetor 2015, nga aeroporti i Prishtinës ka udhëtuar për në Turqi, duke u fshehur si anëtar i OJQ-së, “LIZA-R”, ashtu që është ndarë nga grupi dhe ka vazhduar për në Siri, duke ju bashkangjitur grupit të shqiptarëve të cilët luftojnë në radhët e organizatës “ISIS””, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    I dyhuari sipas aktakuzës  me 25 shkurt 2016, gjatë kalimit ilegal të kufirit dhe hyrjes në Turqi nga Siria është zënë nga autoritetet Turke, ku ishte paraqitur si shtetas i Rusisë, është arrestuar  kurse me 5 shtator 2016 është depërtuar për në Kosovë.

    “Me këto veprime, i pandehuri A.Gj., ka kryer veprën penale, “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark