Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër Ekrem Hoxhës, ish-kryetar i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Tekelekomunikacionit (ART) dhe Lulzim Kuraj.
Prokuroria ka njoftuar se Hoxha dhe Kurtaj akuzohen se në bashkëkryerje kanë shpërdoruar pozitën zyrtare.
Sipas aktakuzës të pandehurit ngarkohen për keqpërdorimin e detyrës zyrtare me rastin e përzgjedhjes së operatorit ekonomik në tenderin “Qendra Nacionale e Monitorimit të Radiospektrit”.
Prokuroria ka thënë se me gjithë faktin se ky tender ishte kthyer në rivlerësim dhe ART-ja ishte gjobitur në vlerë prej 30.000.00 euro për shkak të shkeljeve të Ligjit të Prokurimit Publik nga Organi Shqyrtues i Prokurimit OSHP, të pandehurit nuk e kishin përfillur vendimin e OSHP-së dhe përsëri e kishin shpallur fitues të këtij tenderi operatorin e njëjtë ekonomik.
“Prokurorja e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga gjykata që të pandehurit ti shpall fajtor dhe ti dënoj sipas ligjit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Insajderi.com