Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër katër zyrtarëve policorë të trafikut regjional në Prizren, të cilët dyshohet se kanë marrë ryshfet.
N.A., D.B., M.S dhe B.B dyshohet se “në vazhdimësi në intervale kohore të ndryshme” prej datës 15.08.2016 e deri më datë 10.11.2016, në bashkëveprim mes vete, në cilësinë e personave zyrtarë, në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë kërkuar dhe kanë marrë për vete ryshfet në të holla”, njofton gjykata.
“Gjithashtu, të akuzuarit kanë ndërmarrë veprime në kundërshtim me Ligjin e komunikacionit rrugor, në atë mënyrë që gjatë patrollimit në mirëvajtjen e komunikacionit, me automjete zyrtare të policisë, të pandehurit N.A., D.B., M.S dhe B.B., në vazhdimësi kanë kërkuar dhe kanë marrë të ho;;a, në shuma dhe kohë të ndryshme”, thuhet tutje në njoftim.