Aktakuzë kundër shtetasit malazez për kontrabandim me migrantë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë kundër shtetasit malazez për kontrabandim me migrantë

    Insajderi
    28 July 2016 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për shtetasin e Malit të Zi M.SH, për veprën penale kontrbandim me migrantë.

    “Gjatë vitit 2010 së bashku me disa persona të tjerë nga komuna e Skenderajit, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore financiare është marrur me trafikimin e emigrantëve, duke organizuar hyrjen e tyre ilegale në shtetet e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

    Gjatë këtij viti i dyshuar është arrestuar në Austri dhe është sjellur në Kosovë, ndërsa procedura penale kundër tij ka përfunduar me aktgjykimin më të lartë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

    Sipas prokurorisë, M.Sh përveç trafikimit me njerëz është akuzuar edhe për falsifikim të dokumenteve për leje qëndrimi në Gjermani, ku e ka vendosur në pasaportën e të dëmtuarit me inicialet A.H.

    Prokurorja e rastit ka kërkuar nga Gjykata që të akuzuarin të shpallë fajtor për kryerjen e veprave penale dhe ta dënoj sipas ligjit. /Insadjeri.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark