Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Departamenti për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për terrorizëm.
Sipas një komunikate të PSRK-së, të akuzuarit janë N.K. dhe N.B.
“Të akuzuarit janë N.K. dhe N.B. dhe për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se tw pandehurit në këtë rast duke vepruar në bashkëkryerje, kanë menaxhuar me një radio dhe portal në territorin e R. Kosovës, në periudhën kohore gjate viteve 2014 – 2015, duke vazhduar deri në fund të muajit korrik të vitit 2016, përmes së cilës emetonin propagandimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të organizatave terroriste, si “Al-Qaida” dhe “ISIS”, më qëllim që të nxitin te rinjtë kosovarë për të ju bashkuar organizatave terroriste të lartcekura, duke mos u kufizuar në postimin e shkrimeve dhe fotografive edhe në rrjetin social “Facebook” me të njëjtin emër, të siguruara nga rrjete sociale nga web faqe të ndryshme të internetit, të cilat këta të pandehur i përdornin si mjete për propagandimin mbi zhvillimet e fundit të luftës së këtyre organizatave, në Siri dhe Irak”, thuhet në komunikatë, përcjell lajmi net.
Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtorë dhe t’i gjykojë sipas ligjit.